Prizren 29 mars 2023 Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, e shoqëruar nga Gjyqtarin Refki Piraj, kanë vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Me qëllimin për tu njohur më shumë rreth punës që bëhet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Kryetarja Emra, zhvilloi një takim me Udhëheqësit e këtij institucioni. Kryetarja Emra,…
Prizren 29 mars 2023
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, znj. Shpresa Emra, e shoqëruar nga Gjyqtarin Refki Piraj, kanë vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Me qëllimin për tu njohur më shumë rreth punës që bëhet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Kryetarja Emra, zhvilloi një takim me Udhëheqësit e këtij institucioni.
Kryetarja Emra, theksoi rëndësinë që në institucionet e tilla të ketë nivel të lartë të shërbimit si dhe trajtim të plotë të zbatueshëm sipas ligjeve.
Zëvendësi i Drejtorit të Qendrës së paraburgimit në Prizren, z. Shaban Kamberaj ka njoftuar Kryetaren e Gjykatës me hapësirat e kësaj qendre, dhoma e pranimit, dhoma e vizitave, njësia shëndetësore dhe hapësirat e tjera ku kryhen aktivitete me të burgosurit, dhe me mënyrën e funksionimit.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, në vazhdimësi është duke zhvilluar takime me institucionet me të cilat Gjykata Themelore në Prizren ka bashkëpunim