TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuara familje Krasniqi, I nderuari kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi, Të nderuar kolegë avokat dhe miq të të ndjerit Hajrip Krasniqi, Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen…

E nderuara familje Krasniqi,

I nderuari kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi,

Të nderuar kolegë avokat dhe miq të të ndjerit Hajrip Krasniqi,

Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ të Gjykatës Themelore në Prizren, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të avokatit Hajrip Krasniqi.

Hajripin do ta kujtojmë si një njeri të urtë dhe fisnik, ndërsa si Kryetares i odës së Avokatëve, gjithmonë bashkëpunues dhe jashtëzakonisht profesional, i cili gjithmonë ka shërbyer si urë lidhëse në mes të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Avokati Hajrip Krasniqi, do t’iu mungojë miqve që e vlerësonin dhe e respektonin, do t’iu mungojë familjarëve të tij, dhe padyshim që do t’iu mungojë të gjithë komunitetit të juristëve në Prizren dhe në Republikën e Kosovës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Me respekt,

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren

Shpresa Emra