. Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), u organizua ceremonia e fillimit të punës për pesëdhjetë e tetë (58) bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës, të cilët u pritën nga Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj. Kryesuesi Zogaj, i’u uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke ju uruar suksese në punën e tyre, me…
.
Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), u organizua ceremonia e fillimit të punës për pesëdhjetë e tetë (58) bashkëpunëtorë profesional në gjykatat e Republikës së Kosovës, të cilët u pritën nga Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj.
Kryesuesi Zogaj, i’u uroi mirëseardhje bashkëpunëtorëve profesional duke ju uruar suksese në punën e tyre, me ç’rast tha se ky plotësim i pozitave të bashkëpunëtorëve profesional, do të ndikojë në avancimin dhe zhvillimin e mëtejmë të sistemit gjyqësor.
Në Gjykatën Themelore në Prizren nga data 15 qershor fillojnë punën tetë (8) bashkëpunëtor profesional: Arbnije Gashi, Valbone Xheladini, Rona Reshtani Myftiu, Leodita Skoro, Hyra Duraj, Sadeta Fazlji, Ali Kosova dhe Durim Kerhanaj.
Në Gjykatën Themelore – Dega në Dragash: Arlind Rifaj, dhe në Gjykatën Themelore – Dega në Suharekë; Albatrit Bytyqi.
Po ashtu, Kryesuesi Zogaj, shprehi gatishmëri për mbështetjen e bashkëpunëtorëve profesional dhe përmbushjen e nevojave në punën e tyre të përditshme si dhe kërkoi angazhim nga ana e tyre me qëllim të ngritjes së efikasitetit si dhe llogaridhënies në të gjitha gjykatat e Kosovës.
“Po ndihemi shumë mirë që sistemit gjyqësor po i shtohet një numër kaq i madh i bashkëpunëtorëve profesional, që besoj ndikimi i tyre do të jetë i menjëhershëm, sidomos në këtë fazë kur Këshilli Gjyqësor është duke bërë përpjekje për t’i jap një kthesë sistemit gjyqësor”, tha mes tjerash Zogaj.