Prizren, 30 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit G.P., për shkak se: – Se gjatë vitit 2013, me qëllim ti shmanget pjesërisht apo tërësisht shmangies së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera të përcaktuara me ligj, jep të dhëna të…
Prizren, 30 dhjetor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari i rastit Fatmir Krasniqi), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit G.P., për shkak se:
– Se gjatë vitit 2013, me qëllim ti shmanget pjesërisht apo tërësisht shmangies së tatimit, tarifave apo kontributeve tjera të përcaktuara me ligj, jep të dhëna të pavërteta për të ardhurat e veta, gjendjen ekonomike apo faktet tjera relevante për vlerësimin e detyrimeve në atë mënyrë që gjatë vitit 2013, në mënyrë të vazhdueshme ka fshehur faktet lidhur me të ardhurat dhe veprimtarinë ekonomike në cilësinë e pronarit të kompanisë, ashtu që ka paraqitur fatura fiktive në Administratën Tatimore të Kosovës, duke blerë fatura fiktive nga kompani të ndryshme [katër (4) kompani], ku i është shmangur tatimit në TVSH në shumën prej 66,282.76 euro, ndërsa shmangies tatimore në TAP 41,160.32 euro, ku shmangia e përgjithshme është në vlerë prej 107,443.32 euro, gjë e cila vërtetohet edhe në bazë të ekspertizës së bërë nga eksperti financiar,
– kësodore ka kryer veprën penale shmangie nga tatimi nga neni 313 par. 3 lidhur me par.1 të KP-së..
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit G.P., i ka shqiptuar :
- Dënim me GJOBË në shumën prej 500 (pesëqind) euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi, dhe
- DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muajve.
Pas shpalljes së aktgjykimit, me propozimin e mbrojtësit dhe me pëlqimin e të akuzuarve (në kuptim Nenit 47 të Kodit Penal të Kosovës), dënimi me burgim i është zëvendësuar në dënim me gjobë, në shumën prej 800 (tetëqind) euro.
Andaj Gjykata të akuzuarit G.P., i ka sqiptuar Dënim UNIK me Gjobë në shumën prej 1,300 euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi.
I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, të paguajë shumën prej 50 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit
###