Prizren, 27.10.2020 – U.D Kryetari i #GjykatësThemelorenëPrizren Artan Sejrani ngushllon familjen Çeta. E nderuara familja Çeta,Të nderuar gjyqtar, prokuror, avokat, kolegë dhe bashkpunëtor të ish kryetarit dhe gjyqtarit Engjëll Çeta. Më lejoni që në emrin tim si U.D. i Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe në emër të gjyqtarëve të ju shpreh ngushllimet më…
Prizren, 27.10.2020 – U.D Kryetari i #GjykatësThemelorenëPrizren Artan Sejrani ngushllon familjen Çeta.
E nderuara familja Çeta,Të nderuar gjyqtar, prokuror, avokat, kolegë dhe bashkpunëtor të ish kryetarit dhe gjyqtarit Engjëll Çeta.
Më lejoni që në emrin tim si U.D. i Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prizrenit dhe në emër të gjyqtarëve të ju shpreh ngushllimet më të sinqerta, për ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkpuntorët e ish kryetarit dhe gjyqtarit Engjëll Çeta.
Ai kishte karakter të fortë, gjithë energjinë e vet e dha në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve e në realizimin e të drejtave të tyre. Pra angazhimi dhe kontributi i të ndjerit në sistemin e drjetësisë në kohë të vështira do të kujtohet përherë dhe do të mbetet shembulli i mirë për gjeneratat e ardhshme në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!