Prizren, 25.10.2020 – U.D Kryetari i #GjykatësThemelorenëPrizren Artan Sejrani ngushllon familjen Beshi. E nderuara familje Beshi, Jemi thellësisht të tronditur me lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, gjyqtarit të respektuar të Gjykatës Themelore në Prizren Bashkim Beshi. Më lejoni që në emrin tim si U.D Kryetar i Gjykatës dhe në…
Prizren, 25.10.2020 – U.D Kryetari i #GjykatësThemelorenëPrizren Artan Sejrani ngushllon familjen Beshi.
E nderuara familje Beshi,
Jemi thellësisht të tronditur me lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, gjyqtarit të respektuar të Gjykatës Themelore në Prizren Bashkim Beshi.
Më lejoni që në emrin tim si U.D Kryetar i Gjykatës dhe në emër të gjithë stafit të Gjykatës Themelore në Prizren të ju shpreh ngushllimet më të sinqerta, për ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpuntorët e gjyqtarit Bashkim Beshi.
Gjyqtari Bashkim Beshi ishte shembulli më i mirë, i cili ka dëshmuar se si duhet shërbyer institucionit dhe vendit me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për gjyqtarin Bashkim Beshi.