PRIZREN – 07.10.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale F.K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor…
PRIZREN – 07.10.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale F.K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 186 par. 3 pika 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 04.10.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 03.11.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1., nga se i pandehurit me iniciale F.K. me datën 04.10.2020 në Prizren si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme që kishte pasur me të dëmtuarin/pandehurin me iniciale A.B. nga Prizreni, me dashje që ti shkaktoj lëndim të rëndë trupor e sulmon fizikisht atë në atë mënyrë që derisa i pandehuri me iniciale F.K. po ecte rrugës dhe has të dëmtuarin me iniciale A.B. dhe dy të dyshuar tjerë të cilët po lëvizin me veturë, pas të cilave i dëmtuari/pandehuri me iniciale A.B. së bashku me dy të dyshuar tjerë e sulmojnë fizikisht të pandehurin me iniciale F.K., ashtu që i dëmtuari A.B. e godet të pandehurin me iniciale F.K. me një hebëll në kokë, ndërsa dy të pandehurit e tjerë e sulmojnë F.K. duke e qëlluar me grusht dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, por gjatë përleshjes i pandehuri F.K. nga xhepi i të pandehurit A.B. rrëmben një brisk dhe me të e qëllon të dëmtuarin/pandehurin A.B. duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Këshillë Juridike: Pala e pakënaqura ndaj këtij vendimi ka të drejtë të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Ankesa nuk e shtynë ekzekutimin e këtij vendimi.