PRIZREN – 18.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale A.A. dhe B.S. që të dy nga Malësia e Re, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të…
PRIZREN – 18.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale A.A. dhe B.S. që të dy nga Malësia e Re, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhja e rëndë nga neni 315 par. 1 nën par. 1.1. lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 16.09.2020, nga ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më datën 16.10.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. nga se të pandehurit në ditën kritike më datë 10.05.2020, në orët e mbrëmjes, në fshatin Shpenadi, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale T.S., të pandehurit me qëllim që vetit apo tjetrit t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, ia marrin pasurinë e luajtshme të dëmtuarit të lartcekur, në atë mënyrë që fillimisht merren vesh mes vete dhe me të dyshuarin me iniciale H.B., bëjnë planin dhe me veturën e markës “Golf 2” të cilën e drejtonte i pandehuri me iniciale A.A., shkojnë në vendin e incidentit, e parkojnë automjetin afër shtëpisë së të dëmtuarit, dhe kalojnë pengesën, murin e shtëpisë i cili ishte me rrethojë, hynë brenda dhe me forcë e hapin derën e shtëpisë ku ishin të vendosura mjetet e punës, dhe nga aty arrijnë të marrin: një makinë prerëse (fleks), një kosë për prerjen e barit dhe një makinë shpuese-hilt e pastaj i bartin me veturë duke i dërguar fillimisht në shtëpinë e të pandehurit me iniciale A.A e më vonë me të njëjtën veturë shkojnë në fshatin Mushtisht dhe i shesin personave të panjohur në shumën prej 60 euro dhe të njëjtat i ndajnë mes vete, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.