PRIZREN – 15.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurve me iniciale Sh.M. dhe A.D. që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë…
PRIZREN – 15.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurve me iniciale Sh.M. dhe A.D. që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhja e rëndë në tentativë nga neni 315 par.1 pika 1.1 e lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do t’iu llogaritet prej datës, 11.09.2020 dhe do të zgjasë deri me datën 10.10.2020.
Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në ditën kritike të njëjtit në bashkëveprim pasi që janë pajisur me mjete të përshtatshme me kapela, maska dhe dorëza si dhe me mjet të fortë – pajser i përshtatshëm për hapjen e dyerve arrijnë që të futen brenda në lokal mirëpo nuk mund të marrin asgjë pasi që kapen në flagrancë nga Policia e Kosovës, nga pasojat që i kanë shkaktuar, duke u bazuar në sjelljen e mëparshme të pandehurve ku i pandehuri me iniciale Sh.M. kishte qenë në vuajtje të dënimit për këtë natyrë të veprave penale si dhe ka edhe vepra tjera penale të kësaj natyre i regjistruar si i dyshuar, po ashtu edhe i pandehuri me iniciale A.D. është i regjistruar si i dyshuar në kryerjen e disa veprave penale të kësaj natyre, nga ambienti dhe rrethi ku jetojnë të pandehurit me të dëmtuarën, tregojnë rrezikun se po të lihen në liri apo me ndonjë masë tjetër me të butë të pandehurit do të përsërisin edhe vepra tjera penale, andaj masa e paraburgimit në këtë fazë të procedurës është më se e domosdoshme.