PRIZREN – 10.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale S.D. nga fshati Korishë, Komuna e Prizrenit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale…
PRIZREN – 10.09.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale S.D. nga fshati Korishë, Komuna e Prizrenit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 para.1 të KPRK-së, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.2 të KPRK-së dhe sulmi nga neni 184 par.1 lidhur me para.2.të KPRK-së. Masa e paraburgimit për të pandehurin me iniciale S.D. do të llogaritet prej datës, 07.09.2020, dhe do të zgjasë deri me datën 06.10.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e masës së paraburgimit sepse i pandehuri me datë 07.09.2020 rrethë orës 18:00, në fshatin Korishë, Komuna e Prizrenit, për shkak të një mosmarrëveshje që kishte me të pandehurin me iniciale D.K., pas përleshjes fizike në oborrin e hotelit “Albes”,shtënë nga arma e zjarrit. Po ashtu gjatë kontrollit tek i pandehuri janë gjetur një pistoletë e llojit “Walther” dhe “Cervena Zastava M-75” dhe municion për të cilat armë nuk kishte leje të organit kompetent të cilat i ka poseduar në kundërshtim me ligjin në fuqi e të cilat në mënyrë kërcënuese i ka përdorur.