PRIZREN – 31.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve me iniciale M.B. nga Prishtina, S.TH. dhe P.M. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë …
PRIZREN – 31.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve me iniciale M.B. nga Prishtina, S.TH. dhe P.M. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja. posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 27.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 26.09.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.1. pika 1.1 dhe 1.2 në lidhje me pikën 1.2.2 të KPPRK-së, sepse kemi të bëjmë me substanca narkotike që dyshohet të jenë të llojit – kokainë, të cilat janë gjetur gjatë kontrollimit të automjetit të tipit “VW-Jeta”, nga Policia e Kosovës në posedim të pandehurve të përgatitura në qese plastike për shitje, substanca këto të cilat sipas ligjit mbi barnat narkotike dhe substanca psikotropike dhe prekursor bëjnë pjesë në tabelën 1/,-bimët, barnat narkotike dhe substancat psikotropike me rrezikshmëri të lartë që nuk kanë përdorim në mjekësi dhe veterinë, veprimtaria e të cilave është e ndaluar në Kosovë.