PRIZREN – 20.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale Z.N. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor…
PRIZREN – 20.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale Z.N. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.3 nënpar.3.1 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 17.08.2020, nga ora 14:20 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 17.09.2020.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditën kritike me datën 13.08.2020 rreth orës 17:47, në shtëpinë e përbashkët familjare e cila gjendët në Prizren, brenda një marrëdhënie familjare, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës – bashkëshortes së tij me iniciale SH.K. – viktimë e ndjeshme, ashtu që me datën e cekur duke qenë në gjendje të dehur kthehet në shtëpi dhe pas fjalosjes me bashkëshorten e tij, të njëjtën e godet në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’ rast të dëmtuarës i shkakton lëndime trupore të konstatuara si në Raportin mjekësor të Spitalit Rajonal të Prizrenit nr. 6610 të datës 13.08.2020, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.