PRIZREN – 18.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale I.XH. nga Mitrovica në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrant nga…
PRIZREN – 18.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale I.XH. nga Mitrovica në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrant nga neni 164 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 13.08.2020, e cila masë do të zgjasë deri më datën 12.09.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 para.1 nën para.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së për të pandehurin me iniciale I.XH., sepse me datë 13.08.2020 rrethe orës 20:50 minuta në afërsi të fshatit Vërmicë Komuna e Prizrenit, me rastin e kontrollit të veturës të tipit “VW Tauran” me mbishkrimin Taxi, është hasur duke transportuar për në Mitrovicë shtetasit Sirian, të cilët ilegalisht kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, të gjitha këto me qëllim të përfitimit të dobisë financiare, i cili enkas nga Mitrovica ka ardhur në Prizren me qëllim të transportit të personave në fjalë, kjo e arsyeton dyshimin e bazuar se me qëndrimin në liri do të përsërisë veprimet kundër ligjore, andaj caktimi i masës së paraburgimit nga kjo bazë ligjore është e arsyeshme dhe e domosdoshme për mbarëvajtjen e kësaj procedure penale.