PRIZREN – 11.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.I. nga Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje nga…
PRIZREN – 11.08.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.I. nga Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje nga neni 248 para.1 dhe 2 të KPRK-së, si dhe veprës penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 nën para.3.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 06.08.2020, e cila masë do të zgjasë gjer më datën 05.09.2020.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditën kritike i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës së ndjeshme bashkëshortes së tij duke e përplasur për mjete të forta si dhe duke ju drejtuar me fjalë të rënda, nga ambienti në të cilën jeton ku të dëmtuarën e ka bashkëshorte dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi, fakti se i njëjti ka ushtruar dhunë brenda familjes dhe rrethanat tjera tregojnë rrezikun e përsëritjes së veprave tjera penale të kësaj natyre drejtuar kundër të dëmtuarës për q’ka mund të vije edhe deri te pasojat më të rënda, andaj gjykata ka caktuar masën e paraburgimit.