1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

1 (një) muaj caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 16.07.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale B.XH dhe M.XH. nga fshati Piranë, Komuna e  Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje…



PRIZREN – 16.07.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale B.XH dhe M.XH. nga fshati Piranë, Komuna e  Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit  do të ju llogaritet prej datës, 14.07.2020, nga ora 21:00, e cila masë do të zgjasë gjer më datën 14.08.2020.

Ekziston dyshimi i bazuar  se të pandehurit me datë 14.07.2020 në fshatin Randobravë, Komuna e Prizrenit saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit – pandehurit me iniciale M.S., me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit me iniciale M.S., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake aty rrethe orës 16:00, duke punuar si punëtor të ndërtimit ku fillimisht janë ofenduar në mes veti, me të përfunduar punën të pandehurit M. Dhe B. Shkojnë në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale M.S., hynë në oborrin e shtëpisë së tij me pretekstin për tu marrë vesh lidhur me mosmarrëveshje paraprake, ku edhe të pandehurit e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin M.S. duke e goditur me grusht në pjesë të ndryshme të trupit.