Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

PRIZREN, 26.06. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  V.K., nga fshati Shajne Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, nga neni 294 par.2 të KPRK-së….

PRIZREN, 26.06. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarit  me iniciale  V.K., nga fshati Shajne Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, nga neni 294 par.2 të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale AV. gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar  me dënimin me burgim  në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve, në bazë të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë dhe në pajtimin e palëve, prokurorit të shtetit, të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, i njëjti dënim zëvendësohet me dënimin me gjobë në shumën prej 1.000,00 euro në të cilën shumë të dënimit me gjobë do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e arrestit shtëpiak.

Sepse prej datës së pavërtetuar e gjerë me datën 31.10.2019, në fshatin Shajne Komuna e Dragashit saktësisht në shtëpinë e tij, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, organizon, merr pjesë në organizimin e lojërave të fatit të cilat janë të ndaluara me ligj, në atë mënyrë që i pandehuri përmes aplikacioneve të lojërave të fatit të instaluar në telefonin samsung organizon lojëra të fatit për klient, duke ju mundësuar personave të ndryshëm që fillimisht të hapin llogari në telefonat e tyre, e më pas i pandehuri ju dërgon shuma të parave përmes kësaj llogarie varësisht sa kërkojnë klientët, më pas këto shuma këta persona ia dorëzojnë në shumë të parave fizikisht të pandehurit, kurse këta persona luajnë lojëra të fatit derisa ta shpenzojnë këtë shumë që ia ka lëshuar i pandehuri.