PRIZREN, 22.06. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale D.T., nga fshati Krusha e Vogël, Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale krime lufte kundër popullatës civile e paraparë dhe e dënuar me nenin 142 në ndërlidhje me nenin…
PRIZREN, 22.06. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale D.T., nga fshati Krusha e Vogël, Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale krime lufte kundër popullatës civile e paraparë dhe e dënuar me nenin 142 në ndërlidhje me nenin 22 të KP-së të Republikës Socialsite Fedarative të Jugosllavisë (KPRSF) të datës 28 shtator 1976 dhe aktualisht me nenin 152,parag.2.2 lidhur me neni 31 të KPK-së së bashku me nenin 3 (c) i përbashkët për Konventat e Gjenevës të datës 12 gusht 1949, neni 4 (2) (e) dhe (G) dhe (13) të protokollit II të datës 08 qershor 1977, shtojca e Konventave të Gjenevës së vitit 1949 si dhe ligjeve dhe normave të Ligjit Ndërkombëtar Zakonor.
Të akuzuarin me iniciale D.T.gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin UNIK me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 22 (njëzetedy) vite në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 22.11.2017 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.