PRIZREN – 17.06.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale A.G., nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i…
PRIZREN – 17.06.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale A.G., nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par. 1 të KPRK-së,. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 15.06.2020, nga ora 15:00, e cila masë do të zgjasë gjer më datën 14.07.2020, në vijim të procedurës i pandehuri do të dërgohet në ekzaminim psikiatrik, pasi që dyshohet se është prekur nga një sëmundje mendore,
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në ditë kritike, si pasojë e problemeve psikike me qëllim e dëmton pasurinë e huaj, këtu të dëmtuarit me iniciale I. Sh., ashtu që i pajisur me një sëpatë i thyen dritaret e lokalit “…”, duke shkaktuar dëme materiale, andaj në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të KPPRK-së për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak se nga kryerja e veprës penale ka qenë në arrati deri në kapjen e tij nga organet e ndjekjes, po ashtu i njëjti ka edhe shtetësi të Malit të Zi, përveç kësaj kemi të bëjmë me person me probleme psikike, andaj duke marrë parasysh këto rrethana i pandehuri mund të ik, ose të arratiset dhe të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojnë zhvillimi e rregullt të kësaj procedure penale –hetimore.