PRIZREN, 05.06. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale SH.L., nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, nga neni 178 lidhur me nenin 12 parag.3 dhe 4 të KPRK-së….
PRIZREN, 05.06. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale SH.L., nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, nga neni 178 lidhur me nenin 12 parag.3 dhe 4 të KPRK-së. dhe veprës penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.
Të akuzuarin me iniciale SH.L.gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin UNIK me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 31.08.2015 deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.