PRIZREN –22.04.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ( tridhjetë) dite, ndaj të pandehurit me iniciale A.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sulmi nga neni 184…
PRIZREN –22.04.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ( tridhjetë) dite, ndaj të pandehurit me iniciale A.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sulmi nga neni 184 par.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së) dhe veprës penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 1 nën paragrafi 3.2 të Kodit Penal të Kosovës ( KPK ). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 19.04.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 18.05.2020.
Egziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, ku i dyshuari i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës së ndjeshme nënës së tije me thikë si mjet i mbrehtë për shkaktim ë lëndimeve edhe më të rënda trupore por edhe që rrezikojnë jetën e personit, po ashtu i njëjti dyshohet se e ka sulmuar vëllain e tij për shkak të një mosmarrëveshje të çastit, nga ambienti në të cilin jeton ku të dëmtuarit i ka nënë dhe vëlla dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi, faktin se i njëjti ka ushtruar dhunë brenda familjes, sjelljen e mëparshme të tij për qka i njëjti është i njohur për gjykatën si recidivist i veprave penale tipike të kësaj natyre dhe rrethanat e tjera tregojnë rrezikun e përsëritjes së veprave tjera penale të kësaj natyre drejtuar kundër të dëmtuarave për qka mund të vie edhe deri të pasoja më të rënda, andaj gjykata ka caktuar masën e paraburgimit.