PRIZREN – 13.04.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.I. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sulmi nga neni 184…
PRIZREN – 13.04.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.I. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale sulmi nga neni 184 par.1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së) dhe veprën penale sulmi në tentativë nga neni 184 paragrafi 2 lidhur me nenin 28 të KPRK. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 09.04.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 08.05.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2. pika 1.2.3. të KPPRK-së, sepse i pandehuri më datë 09.04.2020, rreth orës 10:00 në Prizren, në rrugën “Arbana”, me dashje përdor forcën fizike ndaj të dëmtuarit me iniciale A.G. ashtu që ditën kritike dhe në momentin kritik shkon në marketin e lartcekur, hynë brenda, ofrohet tek arka e shitjes dhe pa paralajmërim e sulmon fizikisht të dëmtuarin, ku fillimisht e kap për maskën mbrojtëse dhe më pastaj e kap për fyti duke e shtyrë, por nuk i shkakton lëndime trupore si dhe me datën 09.04.2020, rreth orës 11:10 minuta, në Prizren, në lagjen “Arbana”, i pandehuri me dashje tenton t’a përdor forcën ndaj të dëmtuarit me iniciale B. G. në atë mënyrë që si pasojë e rrethanave të cekura si në dispozitivin nën I. të këtij aktvendimi, derisa i dëmtuari shkon në shtëpinë e të pandehurit për të mësuar arsyet e sulmit ndaj djalit të tij, në momentin kur i dëmtuari e pyet të pandehurin se përse e ke sulmuar djalin në market, i pandehuri menjëherë merr një mjet të rrezikshëm – teslic dhe vërsulet në drejtim të tij, ku i njëjti nga frika arrin që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Gjykata konsideron se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit.