PRIZREN – 04.03.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurës me iniciale L.B. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, dhuna në familje nga neni…
PRIZREN – 04.03.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurës me iniciale L.B. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, dhuna në familje nga neni 248 par.1 dhe 2 të KPRK-së, dhe veprës penale kanosja nga neni 181 par.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 01.03.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 30.03.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën paragrafi 1.2. pika 1.2.3. të KPPRK-së, sepse duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku e pandehura me iniciale L.B., me veprimet e saj i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës së ndjeshme djalit të mitur, nga ambienti në të cilën jeton ku të dëmtuarin e ka djalë dhe viktimë e pambrojtur, nga karakteristikat e saj personale e cila dyshohet se vuan nga ç’rregullime mendore si dhe faktin se e njëjta ka ushtruar dhunë të vazhdueshme brenda familjes së saj tregojnë rrezikun e përsëritjes së kësaj vepre apo ndonjë vepër tjetër më të rëndë.