PRIZREN – 14.02.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas propozimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale SH.K.,dhe A.K., që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të…
PRIZREN – 14.02.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas propozimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurve me iniciale SH.K.,dhe A.K., që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me parag.2 nën parag 2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës, 14.02.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 15.03.2020.
Sepse dyshohet se të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar në Komunën e Prizrenit, respektivisht i pandehuri me iniciale SH.K. si përfaqësues ligjor, ndërsa i pandehuri tjetër me iniciale A.K. udhëheqës i sektorit të zyrës ligjore, kanë kryer veprat penale në dëm të Komunës së Prizrenit, ku me këtë rast kanë anashkaluar procedurat e cila do të duhet të iniciohej nga Kryetari i Komunës, me propozim të këtij të fundit Kuvendit të Komunës, për të vlerësuar këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me personat fizik dhe juridikë, e aq më tepër kur zyrtarët e lartpërmendur, në këtë çështje jo kontestimore kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës ndaj vendimit, me këtë i kanë shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit.