PRIZREN – 29.01.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.A. nga fshati Maqitvë,Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale…
PRIZREN – 29.01.2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.A. nga fshati Maqitvë,Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 nën para.1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së) dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 27.01.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 26.02.2020.
Sepse për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka privuar nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje ka vënë në rrezik jetën e shumë personave tjerë, në atë mënyrë që duke qenë nën ndikimin e alkoolit me datën me datë 26.01.2020, rreth orës 21:45 minuta në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës për shkak edhe të mosmarrëveshjeve që vëllai i të pandehurit ia kishte borxh viktimës me iniciale SH.K. disa të holla, pasi ky i fundit largohet nga lokali menjëherë pas tij del edhe i pandehuri i cili nga kamioneta e tij e parkuar, merr armën e zjarrit gjysmë automatike dhe në prezencë të dëshmitarëve ka shkrepur disa herë në drejtim tani të ndjerit me iniciale SH.K.me çrast ua ka rrezikuar jetën edhe dëshmitarëve të lartcekur.