PRIZREN, 14.01. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale R.XH. nga Petrova, Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 360 para.6 lidhur me par.2 e 1 të KPRK-së, Të akuzuarin me iniciale R.XH., gjykata…
PRIZREN, 14.01. 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale R.XH. nga Petrova, Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 360 para.6 lidhur me par.2 e 1 të KPRK-së,
Të akuzuarin me iniciale R.XH., gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, gjykata duke u bazuar në dispozitat e nenit 44 të KP e aprovon propozimin e të akuzuarit që dënimi i shqiptuar me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj i njëjti të zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 2500 (dymijepesëqind) euro, krahas dënimit kryesor gjykata i shqipton edhe dënimin plotësues dhe atë ndalimi i drejtimit të automjetit – kamionit me cisternë-betoni të kategorisë së caktuar “C” në kohëzgjatje prej 1(një) viti.
Sepse me datën 26.06.2019 rrethë orës 14:00 në Prizren, në lagjen Petrovë si përgjegjës i punimeve, gjatë kryerjes së ndonjë dëmtimi apo të punëve ndërtimore, vepron në shkelje të ligjit apo në kundërshtim me standardet profesionale, përgjithësisht të pranuara ose në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit dhe me këtë rrezikon jetën apo trupin e njerëzve ose të pasurisë, duke rezultuar me vdekjen e të ndjerit me iniciale SH.G., në atë mënyrë që nga pakujdesia, gjatë ndërtimit të një muri rrethues të shtëpisë të investitorit me iniciale I.XH. i pandehuri si përgjegjës i auto pompës së betonit apo cisternës, gjatë zbrazjes së betonit, krani i pompës bie në kontakt me telat e tensionit të lartë të rrymës, ku i ndjeri fillimisht dërgohet në spitalin rajonal në Prizren, e më pas ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.