PRIZREN – 30.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.Ç. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor…
PRIZREN – 30.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.Ç. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.3 lidhur me veprën penale dhuna në familje nga neni 248 parag.2 KPRK-së par. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 25.12.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 24.01.2020.
Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri me iniciale A.Ç. saktësisht në banesën e përbashkët të dëmtuarës me iniciale G.XH. dhe të pandehurit të cilët jetonin me qira i shkakton lëndime trupore, keqtrajtim fizik dhe psikik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër, të dëmtuarës me të cilën bashkëjeton rrethe një vit e gjysmë, lëndime këto të përshkruara në raportin mjekësor, është konstatimi i gjykatës se caktimi i masës ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.