PRIZREN – 24.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale S.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, sulmi nga neni 184 par.3…
PRIZREN – 24.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale S.S. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, sulmi nga neni 184 par.3 lidhur me parag.1 e lidhur me veprën penale dhuna në familje nga neni 248 parag.1 dhe 2 të KPRK-së dhe veprës penale kanosje nga neni 181 par.4 lidhur me veprën penale dhuna në familje nga neni 248 para.1 dhe 2 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 19.12.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 19.01.2020.
Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilët janë kryer këto vepra penale ku i pandehuri me iniciale S.S me datën 19.12.2019 me veprimet e tij i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike anëtarëve të familjes së tij, respektivisht gruas dhe djalit të tij, për një kohë të gjatë sepse nuk është hera e parë që krijojnë probleme të tilla, si pasojë e të cilave e dëmtuara ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, është konstatimi i gjykatës se caktimi i masës ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.