PRIZREN – 19.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale D.M. nga Mitrovica, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit nga…
PRIZREN – 19.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale D.M. nga Mitrovica, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikimi i dokumentit nga neni 390 par.3 lidhur par.2 e në lidhje me nenin 31, lidhur me nenin 77të Kodit.nr. 06/L-74 Penal të Republikës së Kosovës. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 19.12.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 18.01.2020.
Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, për të cilën parashihen dënime të larta nëse do të shpallet fajtor, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale – e cila është e rrezikshmërisë së lartë si në pikëpamje të karakterit dhe vëllimit të mirës së rrezikuar, e cila mbrohet me ligj, faktin se kemi të bëjmë me falsifikimin e dokumenteve të institucioneve përkatëse shkollore, ku i pandehuri në bashkëveprim me të pandehurit e tjerë në shkëmbim të kryerjes së veprës penale kanë përfituar dobi pasurore, duke i pajisur aplikuesit me dokumente – diploma false kinse kanë kryer një veprimtari përkatëse, e duke pasur parasysh karakteristikat e tyre personale, respektivisht bashkëpunimin e tyre të organizuar mirë në grup, vendosmërinë për të kryer këtë vepër penale, kjo tregon rrezikun se i njëjti po që se gjendet në liri mund të përsërisin veprën penale të natyrës së njëjtë, andaj, është konstatimi i gjykatës se caktimi i masës ndaj të njëjtëve është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.