PRIZREN – 18.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale SH.N. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale…
PRIZREN – 18.12.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale SH.N. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 para.3. nën parag.3.1 lidhur me parag.1,lidhur me nenin 248 par.1,2 dhe 3 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të iu llogaritet prej datës së arrestimit,16.12.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 15.01.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2, pika 1.2.3 të KPP-së, sepse me datën 16.12.2019,rrethe orës 09.00, në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit, në shtëpinë përbashkët familjare, pas një fjalosje paraprake që kishte me të dëmtuarën, bashkëshorten e tij – viktimë e ndjeshme, për shkak të një mosmarrëveshje të atëçastshme, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarën ku si pasoj e goditjeve e dëmtuara pëson lëndime të lehta trupore, të përshkruara sipas raportit mjekësor.