PRIZREN – 21.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga fshati Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale…
PRIZREN – 21.10.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga fshati Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 par. 4. lidhur me nenin 248 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 19.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 19.11.2019.
Sepse i dyshuari me datën 19.10.2019, rrethë orës 17:30 minuta, në fshatin Lubizhdë, Komuna e Prizrenit, në shtëpinë e tij familjare, i shkakton dhunë psiqike të dëmtuarës – bashkëshortës së tij, në atë mënyrë që papritmas hynë në dhomë ku ka qenë e shtrir e dëmtuara për shkak të sëmundjes së saj dhe të njejtën e gjuan me ushqim në fytyrë e më pas e kanos me fjalë, ku tek e dëmtuara shkakton frikë,ankth dhe pasiguri,kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.