PRIZREN, 17.10. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale F.B. nga Prizreni për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1.p.1.1.të KPRK-së. Të akuzuarin me iniciale F.B , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka…
PRIZREN, 17.10. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale F.B. nga Prizreni për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 para.1.p.1.1.të KPRK-së.
Të akuzuarin me iniciale F.B , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me gjobë në shumën prej treqindë (300) euro si dhe dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej një (1) viti.
Sepse ndërmjet datës 23-24.10.2015, në Prizren, në lokalin “Santos Joni”,pronë e të dëmtuarit me iniciale F.B. i akuzuari me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, depërton në hapësirat e mbyllura të lokalit, duke dëmtuar derën hyrëse, prej nga kishte marr para të imta në vlerë prej gjashtëdhjetë (60) euro, me çka të dëmtuarit i shkakton dëme të konsiderueshme materiale.