PRIZREN – 27.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale…
PRIZREN – 27.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale F.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 294 par.2 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së), Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 22.08.2019, nga ora 20:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 22.09.2019,
Sepse me datë 22.08.2019, në Prizren, saktësisht në lokalin e quajtur “Tabahane”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, organizon, merre pjesë apo ndihmon në organizimin e bixhozit, lojërave të llojit kazino apo lojërave të fatit siç përcaktohet me ligj, për të cilat nuk është dhënë licenca, leje apo koncesioni i organit kompetent, në atë mënyrë pas një kontrolli nga hetuesit e NJHKEK në Prizren, në atë lokal ku ka qenë duke punuar i pandehuri, në telefonin e tij celular “Iphon” , imei 35590206333905, ka instaluar programin online për baste dhe përmes telefonit të tij celular ka kryer shërbime për klient që kanë luajtur baste, e po ashtu i është gjetur një shtëpizë kompjuteri, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës (KPPK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.