PRIZREN – 23.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale M.M.N.A. nga Tirana Republika e Shqipërisë (shtetas Sirian), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer…
PRIZREN – 23.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale M.M.N.A. nga Tirana Republika e Shqipërisë (shtetas Sirian), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandimi me migrant nga neni 164 par.1 dhe 8 pika 1 dhe 2 të KPRK-së, Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, datës 22.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 21.09.2019.
Sepse me datën 22.08.2019, rrethë orës 04:00, në Prizren është vërtetuar se merret me kontrabandim të migrantëve e me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin me targa AA-027FF, është ndalur nga ana e patrullës së Policisë, dhe me kontrollimin paraprak të automjetit, është vërtetuar se në automjet kanë qenë tre shtetas të huaj, të cilët nuk posedonin asnjë dokument, me ç ‘rast është vërtetuar se dy prej tyre janë nga Siria, ndërsa i treti është shtetas Irakian, të cilët më pas janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren.