Tridhjetë ditë caktohet masa e paraburgimit

Tridhjetë ditë caktohet masa e paraburgimit

PRIZREN – 21.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.S., nga Prizreni, dhe zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me paraburgim ndaj të pandehurës me iniciale B.N….

PRIZREN – 21.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.S., nga Prizreni, dhe zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me paraburgim ndaj të pandehurës me iniciale B.N. nga Prizreni për shkak të shkeljes së masës,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do   t’ju   llogaritet prej datës së arrestimit, datës 19.08.2019,  prej orës 05:30, dhe do të zgjasë deri më datën 18.09.2019.

Sepse me datën 13.06.2019, rrethë orës 10:00, derisa ishte në dhomën e fjetjes, në shtëpinë e cila gjendet në Prizren, ka pasur të fshehur, një qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “marihuan”,6 qese tjera të vogla të mbushura me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “Marihuan” në peshë të përgjithshme prej 18.46 gr., një qese tjetër plastike të mbushur me substancë të dyshuar për narkotik të llojit “Marihuan” në peshë prej 8.46 gr, 132 qese të zbrazëta të destinuar për mbushje të substancës narkotike, një peshore elektronike me mbishkrimin “Tefall” e destinuar për peshim të narkotikut dhe një qese plastike e mbështjellë me ngjitës , brenda së cilës kishte substancë të dyshuar për narkotik të llojit “ Marihuan”, në peshë rrethë 220.16 gram të cilën qese me të vërejtur policinë e pandehura e gjuan nga dritarja e dhomës së fjetjes, të cilin sasi të përgjithshme të narkotikut në fjalë, një ditë më herët me datën 12.06.2019 e kishte sjell në shtëpi i pandehuri me iniciale A.S. i cili gjendet në arrati.

Ekziston baza e posaçme për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.1, të KPPK-së, sepse ka rrezik të ikjes pasi që i pandehuri me iniciale A.S. prej datës 13.06.2019 ishte në arrati ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër-arrest për ta siguruar prezencën e tij dhe natyrisht nga pesha e veprës penale dhe dënimi i lartë që i kanoset i njëjti ishte arratisur dhe edhe me tutje ka rrezik se i njëjti do të ik. Po ashtu edhe ndaj të pandehurës me iniciale B.N.me datën 18.07.2019 ishte caktuar zëvendësuar masa e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak të cilën e njëjta e kishte shkelur këtë masë sipas njoftimit të stacionit policor në Dragash e më pas është lëshuar edhe urdhër-arrest ndaj të njëjtës, prandaj në këto rrethana ka rrezik që e njëjta të ik duke ia shtuar edhe faktin se pesha e veprës penale është e lartë  si dhe dënimi i cili kanoset janë arsye që e njëjta mund të ik dhe ti shmanget përgjegjësisë penale. Po ashtu e njëjta ka qenë edhe e paralajmëruar sipas aktvendimit të kësaj Gjykate se mosrespektimi i masës së arrestit shtëpiak dhe largimi nga vendbanimi apo vendqëndrimi pa lejen e Gjykatës ndaj të njëjtës do të caktohet masa e paraburgimit.