PRIZREN – 20.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale V.Gj. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi lehtë trupor…
PRIZREN – 20.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale V.Gj. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi lehtë trupor nga neni 185 par.1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK-së), dhe M.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1 e lidhur me nenin 31 të KPK-së, Masa e paraburgimit do t’ju llogaritet prej datës së arrestimit, 16.08.2019 nga ora 19:00 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 16.09.2019,
Sepse me datë, 16.08.2019, rreth orës 16:00 në Prizren, rruga “Ulqini”, si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarit M. dhe H. Buzhala dhe rreth vajzës së tyre, me ti takuar në rrugë, pas një fjalosje me dashje i sulmon me grushte, në kokë, fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit me ç ‘rast të dëmtuarit pësojnë lëndime të lehta trupore. Gjithashtu i pandehuri M. B. në kohë dhe vend të njëjtë, e në bashkëveprim me të pandehurit H.B., S.B. dhe të miturin E. B., pas një fjalosje paraprake me të pandehurin V. Gj. dhe të dëmtuarën B. Gj. me dashje përdorin forcën duke i goditur me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, e me këtë rast pësojnë lëndime të lehta trupore, andaj në rastin konkret janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të KPPK për caktimin e paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.