PRIZREN – 19.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.D. nga Fierzë-Tropojë, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale…
PRIZREN – 19.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.D. nga Fierzë-Tropojë, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par.4 e lidhur me par.2 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit data 16.08.2019, ora 17:00, e që do të zgjasë deri më datë 16.09.2019.
Sepse me datë, 17.08.2019, në ora 15:41 minuta në Prizren, saktësisht në Stacionin Policor të trafikut rrugor në Prizren e cila gjendet në rrugën “Joni”, pasi e ka paguar gjobën për ta tërhequr dokumentin e konfiskuar, fillon ti ofendoj dhe fyej zyrtarët policor me iniciale I. H., I.C. dhe E.J., ku më pas me dashje e sulmon fizikisht personin zyrtar të dëmtuarin me iniciale E.J. duke e kapur për gjoksi dhe ia shqyen këmishën zyrtare, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.