PRIZREN – 13.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale M.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni…
PRIZREN – 13.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale M.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 181 par. 4. lidhur me nenin 248, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 09.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 09.09.2019.
Sepse me datë, 09.08.2019, në Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri me iniciale M.H. e kanos të dëmtuarin – viktimën e ndjeshme – babain e tij, me fjalë, vepra apo gjësende se do ta privon nga jeta, në atë mënyrë që ditën kritike, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në familje e kanos të dëmtuarin me fjalët “do ti pres me thikë fëmijët e fqinjit me rend, askush s’ka çka të më bëjë se jam bërë i padukshëm” dhe në vazhdimësi shkakton dhunë psikologjike tek familjarët e tij, me ç ‘rast te i dëmtuari shkakton ankth, frikë dhe pasiguri.
Ekzekutimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale M.H., do të bëhet në Kliniken e Institutit të Forenzikës Psikiatrike në Prishtinë, ashtu që i njëjti do të qëndroj për aq kohë sa i nevojitet tretman mjekësor, dhe në momentin kur pushojnë kushtet për të qenë i shtrirë do të transferohet në qendrën e paraburgimit, por që nuk e kalon afatin e paraparë të paraburgimit të caktuar sipas këtij aktvendimi.