30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit PRIZREN – 13.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.B. nga fshati Korishë, Komuna e Prizrenit, për shkak të…
30 (tridhjetë) ditë caktohet masa e paraburgimit
PRIZREN – 13.08.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.B. nga fshati Korishë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par 2.dhe 3 lidhur me nenin 248, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 09.08.2019, nga ora 02:45, dhe do të zgjasë deri më datën 08.09.2019.
Sepse me datë, 09.08.2019, rrethe orës 01.05,në fshatin Korishë – Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri me iniciale A.B. kryen dhunë ose keqtrajtim fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një mardhënje familjare, saktësisht ndaj të dëmtuarës – vajzës së tij. Pas një mosmarrëveshje familjare e sulmon fizikisht të dëmtuarën, ku edhe i shkakton lëndime trupore, lëndime këto të përshkruar në raportin mjekësor. Pasi që kryerësi i kësaj vepre penale ka te regjistruar edhe incidente kriminale të kësaj natyre, tregon rrezikun e përsëritjes së veprës penale, andaj gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit.