Demantim

Demantim

Prizren – 09.08.2019 – Gjykata Themelore në Prizren DEMANTON lajmin e Kryetarit të  Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka  i cili në postim e tij në rrjete sociale me datën 07.08. 2019,  e ka apostrofuar gjykatën “ se gjykata nuk merr një vendim për një shtëpi në një rrugë, dhe i bllokon 200,000 mijë qytetar”….

Prizren – 09.08.2019 – Gjykata Themelore në Prizren DEMANTON lajmin e Kryetarit të  Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka  i cili në postim e tij në rrjete sociale me datën 07.08. 2019,  e ka apostrofuar gjykatën “ se gjykata nuk merr një vendim për një shtëpi në një rrugë, dhe i bllokon 200,000 mijë qytetar”.

Për dijeninë e opinionit publik e vërteta është se gjykata lidhur me çështjen në fjalë ka mbajtur 2 (dy) seanca, në seancën e fundit palët kanë marr për obligim respektivisht kundërpopozuesi si trashëgimtar ligjor i ish pronarit,  që gjykatës të ia prezantojë aktvdekjen respektivisht aktvendimin e trashëgimisë për ish pronarin i cili është bazë për vazhdimin e procedurës lidhur me kompensimin për paluajtshmërin e eksproprijuar. Me këtë fakt është pajtuar edhe përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit. Këtë obligim deri më tani nuk e ka përmbushur asnjëra palë në procedurë. Gjykata ka  konstatuar se vazhdimi i seancës lidhur me këtë çështje juridike do të mbahet menjëherë pas prezantimit të aktvdekjes apo aktvendimit mbi trashëgimin për ish pronarin, ngase me këtë dokument përcaktohet legjitimacioni i palës kundëpropozues në këtë rast. 

Sa për sqarim, kërkesa e palës propozuese në këtë rast e Komunës së Prizrenit është për kompensim të paluajtshmëris së eksproprijuar e jo për veprimet e tjera.