PRIZREN – 01.08.2019 –Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit në bazë të dispozitës së nenit 21 dhe 22 të Ligjit mbi bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar 04/L-31 lidhur me nenin 187 par.1 nën para.1.1 dhe 1.2…
PRIZREN – 01.08.2019 –Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit në bazë të dispozitës së nenit 21 dhe 22 të Ligjit mbi bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar 04/L-31 lidhur me nenin 187 par.1 nën para.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të KPPRK-së, në kuptim të nenit 187 para.1.nën para.1.1. dhe 1.2 në lidhje me para.1.2.1 të KPPRK-së, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej dyzet (40) ditëve ndaj të pandehurit me iniciale K.F. nga Tirana, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë në territorin e Austrisë, vepër kjo e paraparë edhe me KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 30.07.2019 nga ora 15:35 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 07.09.2019.
Sepse ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë, e kryer në territorin e Austrisë, e cila vepër penale është parapara edhe sipas KPRK-së, i cili dyshim rezulton nga provat të cilat janë bashkangjitur në shkresat e lëndës dhe atë nga kërkesa e Interpolit-urdhër arrest i vlefshëm deri më datën 08.08.2021 për arrestimin e të kërkuarit, me kërkesë për ekstradim pranë autoriteteve të Austrisë.