PRIZREN, 30.07. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues me kusht ndaj të akuzuarit me iniciale D.S. , nga Gjakova, për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 të KPRK-së. I akuzuari me iniciale D.S.nga Gjakova ,për veprën…
PRIZREN, 30.07. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues me kusht ndaj të akuzuarit me iniciale D.S. , nga Gjakova, për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 të KPRK-së.
I akuzuari me iniciale D.S.nga Gjakova ,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze,gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë)muaj i cili dënim nuk do të egzekutohet në afatin e verifikimit prej 1 (një) viti, nëse i akuzuari nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër penale.
Sepse në cilësinë e personit zyrtar, si analist i kredive në Institucionin Mikrofinanciar në Gjakovë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër, në atë mënyrë që gjatë përgatitjes së dokumentacionin për marrje të kredisë prej 1500 (njëmijepesëqind) euro për klientin me iniciale D.S., konkretisht të kontratës mbi kredinë , e vendos në kontratë të dëmtuarin me iniciale B.S. si garantues i kredisë, megjithëse ai nuk ka qenë fare prezentë për të shprehur vullnetin e tij për një gjë të tillë, me ç’rast i shkakton dëm të konsiderueshëm atij, pasi që më vonë i është mohuar të marr kredi për arse se në regjistrin e Bankës Qendrore të Kosovës ka figuruar si debitor i keq.