PRIZREN – 29.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale A.K. nga Tirana, R. Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale…
PRIZREN – 29.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale A.K. nga Tirana, R. Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 25.07.2019, nga ora 17:45, minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 25.08.2019.
Sepse i pandehuri me datë 25.07.2019, nga Shkodra duke e drejtuar automjetin e tipit “Opel Meriva” ka transportuar narkotik të llojit ”marihuan” dhe “hashash”, të cilat në një bunker, nën dysheme të automjetit i kishte fshehur, në peshë të përgjithshme prej 54,963 kg të cilat në pikë të kalimit kufitar Shqipëri – Kosovë, gjegjësisht afër fshatit Vërmicë – Komuna e Prizrenit, janë zbuluar nga kontrolli i policisë.