PRIZREN, 03.07. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale R.SH. me pseudonim “molla e kuqe” , nga fshati Shirokë Komuna e Suharekës, për shkak se në bash kryerje ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile nga neni 142…
PRIZREN, 03.07. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale R.SH. me pseudonim “molla e kuqe” , nga fshati Shirokë Komuna e Suharekës, për shkak se në bash kryerje ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LPJ-së në lidhje me nenin 3 (1.a) të Konventës së IV të Gjenevës dhe gjithashtu e dënueshme sipas nenit 152 par.1 dhe 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
I akuzuari me iniciale R.SH.nga fshati Shirokë Komuna e Suharekës,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze,gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite , në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 24.05.2019 e deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.