PRIZREN – 01.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale E.M. nga fshati Randobravë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer…
PRIZREN – 01.07.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale E.M. nga fshati Randobravë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, të vrasjes së mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 28.06.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 27.07.2019.
Sepse me datën 28.06.2019, rrethë orës 13:40 minuta, në fshatin Randobravë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri E.M. me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër në atë mënyrë që deri sa ishte duke ecur rrugës së fshatit në drejtim të rrugës magjistrale Prizren-Gjakovë, në momentin kur e vëren të dëmtuarin me iniciale R.F. nga po i njëjti fshat, me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje disa ditë më parë, nga brezi nxjerr një thikë dhe me të njëjtën e godet në pjesën e përparme të gjoksit, nga këto veprime i dëmtuari është në gjendje të rëndë shëndetësore pranë QKUK-së në Prishtinë.