PRIZREN – 17.06.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale L.H. dhe R.H. që të dy nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se…
PRIZREN – 17.06.2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale L.H. dhe R.H. që të dy nga Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1. lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprës penale kanosje nga neni 181 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 15.06.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 15.07.2019.
Sepse me datën 15.06.2019, rrethë orës 17:00, saktësisht në pikën kufitare në Vërmicë në bashkëveprim i shkaktoj lëndim të lehtë trupor të dëmtuarit me iniciale A.J. në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me linjën e autobusëve për shkak se të pandehurit dhe i dëmtuari kanë kompani të transportit rrugor dhe me që të pandehurve nga ana e pikës kufitare në Vërmicë, nga ana e zyrtarëve të doganës i ishte bërë e pamundur hyrja në territorin e Republikës së Kosovës për shkak të mos pajisjes me leje përkatëse, ndërsa i dëmtuari ishte duke i kryer kontrollimet nga ana e zyrtarëve të Doganës dhe derisa i dëmtuari qëndronte afër bagazhit të automjetit të tij, të pandehurit e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur me grusht në pjesë të ndryshme të trupit, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore të përshkruar si në raportin mjekësor. Po ashtu me datë, kohë dhe vend të njëjtë, seriozisht e kanosin të dëmtuarin me fjalë, vepra apo gjeste se do ti shkaktojnë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit me fjalë “ti nuk ke shans me hy në Kosovë me punua, se ne të vrasim”, me të cilat veprime tek i dëmtuari kanë shkaktuar frikësim dhe shqetësim të madh.