PRIZREN, 10.06. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1. lidhur me nenin 31. të KPRK-së. I akuzuari me iniciale A.K.nga Prizreni,për veprën penale si në dispozitivin…
PRIZREN, 10.06. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1. lidhur me nenin 31. të KPRK-së.
I akuzuari me iniciale A.K.nga Prizreni,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze,gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind ) euro,
Sepse me datën 10.12.2014, rrethe orës 13.00, në Prizren, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bashkëkryerje, shfrytëzon momentin e volitshëm, në atë mënyrë që me forcë dhe me mjetë të fortë hapin veturën e të dëmtuarit me iniciale E.H. ku nga aty marrin sende me vlerë, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.