Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykim dënues

lajme

PRIZREN, 24.05. 2019 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve me iniciale.

I  akuzuari me iniciale K.K.,  gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri ) viteve, për veprën penale fajde nga neni 343 par.3 të KPRK-së, ku do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 28.05.2015 e gjerë me datën 11.10.2017, në dënimin e shqiptuar. Për veprën penale mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, ti shpallet dënimi me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro.

I  akuzuari me iniciale Gj.K.,  gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy ) viteve e 5 (pesë) muaj, për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bizhozit të paligjshëm nga neni 300 par.3 lidhur me para.2. lidhur me nenin 31 të KPRK-së ku do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 28.05.2015 e gjerë me datën 11.10.2017, në dënimin e shqiptuar. Për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, ti shpallet dënimi me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro.

I  akuzuari me iniciale M.K.,  gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënua, për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, ti shpallet dënimi me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro.

I  akuzuari me iniciale B.B.,  gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy ) viteve e 5 (pesë), për veprën penale detyrimi nga neni 267 par.2 të KPRK-së, ku do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 28.05.2015 e gjerë me datën 03.10.2017, në dënimin e shqiptuar. Për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, ti shpallet dënimi me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro.

I  akuzuari me iniciale B.O.,  gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy ) viteve e 5 (pesë) muaj, për veprën penale detyrim nga neni 267 par.2 të KPRK-së, ku do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 28.05.2015 e gjerë me datën 30.06.2017, në dënimin e shqiptuar.

I  akuzuari me iniciale Gj.K.,  gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë ) muajve, për veprën penale fajde nga neni 343 par.1 të KPRK-së, ku do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 28.05.2015 e gjerë me datën 26.01.2017, në dënimin e shqiptuar.

I  akuzuari me iniciale G.K.,  gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë )muajve, për veprën penale fajde nga neni 343 par.1 të KPRK-së, ku do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 11.10.2015 e gjerë me datën 09.02.2017, në dënimin e shqiptuar.

I akuzuari me iniciale T.K, të shpallet i pafajshëm për veprën penale krim i organizuar nga neni 274 par.3 të KPRK-së(nga viti2004) lidhur me veprën penale detyrim nga neni 267 par.2 lidhur me neni 23 të KPK, ndërsa në vitin 2013 edhe në lidhje me veprën penale fajdeja nga neni 343 par.3  të akuzuarit me iniciale GJ.K. dhe M.K. të shpallen të pafajshëm për veprën penale krim i organizuar nga neni 274 par.1 i KPK, lidhur me veprën penale detyrim nga neni 267 par.2 lidhur me nenin 23, ndërsa në vitin 2013 edhe në lidhje me veprën fajdeja nga neni 343 par.3, ndërsa të akuzuarit K.K.,B.B,GJ.K dhe G.Kgjithashtu shpallen të pafajshëm për veprën penale krim i organizuar nga neni 274 par.1 të KPK-së.

Të akuzuarit me iniciale T.K.,K.K.,B.B.,M.K., dhe GJ.K., shpallen të pafajshëm për veprën penale shpërlarja e parave nga neni 308 të KPRK-së lidhur me nenin 32 par.1 dhe 2 nen para.2.1 të ligjit nr.03/L-96 për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndërsa vepra e njejt, të përshkruar në pasusin e dytë të dispozitivit nën pikën v/ në bashkryerje konform nenit 31 të KPRK-së.

I  akuzuari me iniciale T.K.,  gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me  dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy ) viteve e 3 (tre) muaj, për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bizhozit të paligjshëm nga neni 300 par.3 lidhur me para.2. lidhur me nenin 31 të KPRK-së ku do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 28.05.2015 e gjerë me datën 29.08.2017, në dënimin e shqiptuar. Për veprën penale mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, ti shpallet dënimi me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijepesëqind) euro.

Gjykata Themelore e Prizrenit