64 (gjashtëdhjetë e katër) praktikantë sot filluan praktikën në Gjykatën Themelore të Prizrenit me degët Suharekë dhe Dragash PRIZREN – 04.03.2019 Gjykata Themelore e Prizrenit me degët Suharekë dhe Dragash, kanë hapur dyert për 64 juristë të diplomuar të cilët morën Akt Emërimin që të jenë pjesë e programit një vjeçar të praktikës. Këta u…
64 (gjashtëdhjetë e katër) praktikantë sot filluan praktikën në Gjykatën Themelore të Prizrenit me degët Suharekë dhe Dragash
PRIZREN – 04.03.2019 Gjykata Themelore e Prizrenit me degët Suharekë dhe Dragash, kanë hapur dyert për 64 juristë të diplomuar të cilët morën Akt Emërimin që të jenë pjesë e programit një vjeçar të praktikës. Këta u pritën nga Kryetari i Gjykatës, z. Ymer Hoxha, i cili i njoftoi me punën dhe strukturën e Gjykatës,
Gjate periudhës një vjeçare, praktikantët do të angazhohen në secilin Departament për të mësuar njohuritë praktike të punës në Gjykatë.
Besojmë se njohuritë dhe eksperienca e fituar këtu, do t’iu shërbejë në ndërtimin e një karriere të suksesshme në fushën e drejtësisë , shtoi ndër të tjera Kryetari i kësaj Gjykate.