Me datën 25.03.2016, në orën 10:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizitoj Qendra Rinore Shl-k-në me nxënësit e shkollave të mesme të Rahovecit. Vizita ka karakter të praktikës për nxënësit e drejtimit juridik të Shkollës Profesionale të Rahovecit nën përcjelljen e mësimdhënësve dhe menaxheres së projektit. Nxënësit u vendosën në njërën nga sallat e…
Me datën 25.03.2016, në orën 10:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizitoj Qendra Rinore Shl-k-në me nxënësit e shkollave të mesme të Rahovecit.
Vizita ka karakter të praktikës për nxënësit e drejtimit juridik të Shkollës Profesionale të Rahovecit nën përcjelljen e mësimdhënësve dhe menaxheres së projektit.
Nxënësit u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj e cila prezantojë strukturën e gjykatës punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët mënyrën e komunikimit me qytetarët dhe mjetet e zhvilluar për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët ku edhe vazhduan me diskutimet e hapura.
Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës, si dhe iu krijua mundësi të marrin pjesë në ecurinë e një seancë gjyqësore. Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.