Arlind Sharani
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prizren
Arlind Sharani është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal.
Gjyqtari Sharani ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ku edhe ka përfunduar studimet post diplomike, Master në drejtimin Juridiko-Civil, pranë Universitetit të Prishtinës.
Përvoja e tij e punës përfshinë emërime në detyra të ndryshme si: zyrtar në OSBE në Departamentin e Zgjedhjeve, zyrtar në Shërbimin Doganor, praktikant pranë Odës së Avokatëve të Kosovës, Zyra Rajonale në Prizren, zyrtar monitorues pranë Organizatës Joqeveritare “KAAD” në Prishtinë, dhe së fundmi bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore në Prizren.
Në prill të vitit 2023 është dekretuar në pozitën e Gjyqtarit, pozitën të cilën vazhdon ta mbajë, në Gjykatën Themelore në Prizren, Divizioni Penal.